zhyt

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

ZHYT m.

  • 1. Zhytje. Bie në zhyt. U fut në zhyt.
  • 2. si ndajf. Zhytas. Bie zhyt. E kaloi lumin zhyt. U krodh zhyt. Bëj not zhyt.
  • 3. si ndajf. fig. Pa u kthjelluar, pa u sqaruar a pa u zgjidhur; mbytur; pa u marrë vesh mirë. Mbeti puna zhyt. E la zhyt.
  • Zhyt e mbyt me të keq, me shumë mundime, me shumë telashe e halle mbi kokë, keq e keq.


ZHYT kal.

  • 1. Fut dikë a diçka në ujë ose në një lëng tjetër aq sa të mbulohet i tëri; e kredh në det, në liqen etj.; e fut në baltë etj., sa të mos duket, e kredh. E zhyti në det (në liqen). E zhyti fytyrën në legen. I zhyti rrobat në kazan. Zhyti këmbët në baltë.
  • 2. fig. E fut dikë në një gjendje të vështirë, nga ku nuk mund të dalë dot lehtë; bëj që të bjerë në një gjendje të caktuar, të pushtohet nga një ndjenjë, nga mendimet, dëshirat, ëndërrimet etj.; kredh. E zhyti në borxhe. E zhytën vendin në mjerim. E zhyti në mendime (në ëndërrime). E zhyti në pesimizëm.
  • 3. sport. I bie topit me forcë dhe e bëj që të përplaset vrullshëm në fushën kundërshtare (në lojën e volejbollit). E zhyti mirë këtë top.