ushtrohem

Nga Wiktionary

USHTROHEM vetv.

  • 1. Bëj ushtrime të vazhdueshme për t'u bërë i aftë e i shkathët për diçka, punoj vetë për të fituar shprehitë e nevojshme, stërvitem. Ushtrohem në vegla (në paralele). Ushtrohen çdo ditë (rregullisht). Ushtrohet në sport. Ushtrohet në gjueti (në not). Ushtrohen për të njehsuar shpejt (për t'i rënë violinës).
  • 2. vet. veta III. Fiton aftësinë e shkathtësinë për diçka me ushtrime të vazhdueshme. Nuk është ushtruar dora (veshi).
  • 3. Pës. e USHTROJ 1,3.