shumëvjeçar

Nga Wiktionary

SHUMËVJEÇAR mb.

  • 1. Që zgjat a vijon shumë vjet, që kryhet gjatë shumë vjetësh; i gjatë. Periudhë shumëvjeçare. Plane shumëvjeçare. Punë (veprimtari, përvojë) shumëvjeçare. Gjurmime (kërkime, vëzhgime, përpjekje) shumëvjeçare. Ndërprerje shumëvjeçare.
  • 2. Që nxirret në bazë të të dhënave të shumë vjetëve me radhë. Mesatarja shumëvjeçare.
  • 3. bot. Që jeton dy a më shumë vjet (për bimët). Bimë (lule) shumëvjeçare.