shtinjak

Nga Wiktionary

SHTINJAK mb.

  • 1. Që e paraqit veten ndryshe nga ç'është për të mashtruar të tjerët, për të përfituar diçka etj., që është me dy faqe, që shtiret; që bëhet sa për sy e faqe për të mashtruar të tjerët, i shtirë. Armik shtinjak. Fjalë shtinjake. Sjellje shtinjake.
  • 2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit (për njerëzit). Mos u beso shtinjakëve!