shqiptim

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

SHQIPTIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHQIPTOJ, SHQIPTOHET. Shqiptimi i një rrokjeje (i një fjale). Shqiptimi i një vendimi.
  • 2. gjuh. Mënyra si shqiptohen tingujt e një gjuhe; mënyra e veçantë se si shqiptohen tingujt e gjuhës në një stil të caktuar të saj ose në një dialekt; mënyra si shqiptohen fjalët e shkruara të një gjuhe; tingujt që u përgjigjen shkronjave të një gjuhe. Shqiptim i qartë (i drejtë, i përpiktë). Shqiptim letrar (dialektor, bisedor). Stilet e shqiptimit. Shkronjat dhe shqiptimi i tyre. Shqiptimi i fjalëve shënohet në kllapa katrore. Shkrimi dhe shqiptimi nuk përputhen.