shpejtë

Nga Wiktionary

SHPEJTË mb.

  • 1. Që lëviz, ecën, shkon, vrapon a rrjedh me shpejtësi; që ka shpejtësi të madhe; kund. i ngadalshëm. Tren i shpejtë. Kalë i shpejtë. Anije e shpejtë. Me hapa të shpejtë. Ecje e shpejtë. Rrjedhje e shpejtë. Lojë e shpejtë. Rrotullim i shpejtë. Me ritme të shpejta. I shpejtë si shigjeta.
  • 2. Që është i aftë t'i kryejë shpejt punët e tij, që punon shpejt, i shkathët, i gjallë; kund. i ngadalshëm. Shitës i shpejtë. I shpejtë në punë.
  • 3. Që bëhet brenda një kohe a brenda një afati të shkurtër, që bëhet në pak kohë a pa kaluar shumë kohë; i menjëhershëm; kund. i ngadalshëm. Ngrohje (ftohje) e shpejtë. Përgatitje e shpejtë. Zhvillim i shpejtë. Vdekje e shpejtë. Përgjigje e shpejtë. Helm (bar) me veprim të shpejtë. I hodhi një vështrim të shpejtë.
  • 4. I afërt (në kohë); që dëshirojmë të ndodhë sa më parë, në një kohë sa më të afërt. Me shërim të shpejtë! ur. E ka fundin të shpejtë.
  • 5. I shpejtuar, që bëhet shkel e shko. Punë e shpejtë.
  • 6. krahin. I hershëm; i vjetër; i lashtë. Të lashta të shpejta. Fik i shpejtë.
  • Me të shpejtë me nxitim; me vrap. I ka të shpejta nuk do ta shpjerë gjatë, do të marrë fund brenda një kohe të shkurtër; do të vdesë pas pak kohe. Ndihmë e shpejtë shih te NDIHM/Ë,~A 3.