shkollë

Nga Wiktionary

Shko te: navigacion, kërko

[redaktoni] Emër

  1. Institucion arsimor ku mëson dhe edukohet në mënyrë të organizuar brezi i ri; një institucion i tillë i specializuar; ndërtesa e këtij institucioni; tërësia e nxënësve dhe e punonjësve të këtij institucioni.
  2. Sistemi arsimor i një vendi; tërësia e institucioneve arsimore.
  3. fig. Burim mësimesh e njohurish, veprimtari gjatë së cilës njeriu fiton përvojë të pasur dhe edukohet.
  4. Arsim, mësim; zotërimi i shkrimit e i këndimit.
  5. Drejtim i caktuar në fushën e shkencës, të artit, të letërsisë etj., që ka disa parime e metoda të veçanta; rrymë; tërësia e parimeve krijuese dhe e metodave të një drejtimi të tillë; tërësia e atyre që ndjekin një drejtim të tillë.
  6. usht. Stërvitje, mësim. Shkollë shënjimi. Në bankat e shkollës në kohën kur dikush vijon mësimet në shkollë.
Në gjuhë të tjera