sharroj
SHARROJ I kal.
- Pres ose çaj me sharrë një copë dru, hekur, mermer etj. Sharroj një dërrasë. Sharroj drutë. Sharroj hekurat. Sharroj trupat.
- E sharroftë sharra! mallk. shih te SHARR/Ë,~A.
SHARROJ II jokal.
- 1. Fundosem, shkoj në fund, humbulloj; zhytem në diçka të shkrifët ose të ujshme. Sharroj në dëborë. Sharroj në llucë (në baltë). Sharroi lundra.
- 2. fig. Zhytem, futem thellë. Sharroj në terr. Sharroj në mendime.
- 3. Më vjen fundi, mbaroj; vuaj, heq keq për diçka; ngordh për të ngrënë, për të pirë etj. (edhe fig.). Sharroi krejt. Sharruan atyre maleve. Sharroi për të ngrënë. Sharroi për duhan (për një cigare). Sharroi nga uria.