rrahur

Nga Wiktionary

RRAHUR mb.

  • 1. Që është përpunuar a përgatitur duke e goditur ose duke e përzier shumë herë me një mjet. Qumësht i rrahur qumësht që i është hequr një pjesë e gjalpit. Vezë të rrahura. Hekur i rrahur hekur i farkëtuar. Grurë (oriz) i rrahur. Shajak i rrahur shajak i punuar në dërstilë.
  • 2. fig. Që e kanë shkelur shumë njerëz; që ka lëvizje të madhe (për rrugën). Vend i rrahur. Rrugë e rrahur.
  • 3. fig. Që është i njohur, që nuk çelet a nuk bëhet për të parën herë; i njohur. Ecën në rrugë të rrahura. Shtigje të rrahura.
  • 4. fig. Që është shqyrtuar ose trajtuar gjerësisht e hollësisht prej kohe; që nuk ka më gjë të re e nuk ka nevojë të trajtohet më. Problem i rrahur. Çështje e rrahur. Temë e rrahur.
  • 5. fig. Që ka përvojë të madhe, i regjur. Njeri i rrahur me jetën (me punët). I rrahur me vaj e me uthull. Është i rrahur me të gjitha.
  • 6. euf. I tredhur. Dash (cjap, dem) i rrahur.
  • Qen i rrahur njeri që e ka pësuar një herë keq në jetë dhe që nuk ka më guxim e nuk vetëvepron, ngaqë ruhet se mos e pësojë përsëri.