rilindur

Nga Wiktionary

RILINDUR mb.

  • 1. Që ka lindur përsëri, që ka ardhur përsëri në jetë, i ringjallur. Natyrë (fushë) e rilindur. Këngë e rilindur.
  • 2. lart. Që ka filluar një jetë të re, të lirë e të lulëzuar. Shqipëria e rilindur. Qytet (fshat) i rilindur. Krahinë e rilindur. Popull i rilindur.