qerpik

Nga Wiktionary

QERPIK m. kryes.

Qime të vogla e të rralla, të radhitura buzë kapakëve të syve. Qerpikët e sipërm (e poshtëm). Me qerpikë të gjatë (të shkurtër). Përpëlit (rreh) qerpikët.

  • Sa rreh qerpiku shumë shpejt, sa çel e mbyll sytë. Nuk i dridhet (nuk i luan) qerpiku (qepalla, syri, bebja e syrit) shih te SY,~RI. S'ka kohë as të rrahë qerpikët shih te RRAH.