pavullnetshëm

Nga Wiktionary

PAVULLNETSHËM mb.

  • 1. Që bëhet pa vullnetin e pa dashjen e dikujt; që bëhet pa vetëdije dhe pa ndonjë qëllim të caktuar, që kryhet vetvetiu. Lëvizje e pavullnetshme. Veprime të pavullnetshme. Dështim i pavullnetshëm (i një gruaje shtatzënë). Psherëtimë e pavullnetshme. Vëmendje e pavullnetshme; psikol. vëmendje që lind pa një qëllim a pa përpjekje të posaçme. Në mënyrë të pavullnetshme.
  • 2. Që s'ka vullnet të fortë, që i mungon këmbëngulja e zelli në një punë; që është karakteristik për një njeri të tillë. Nxënës i pavullnetshëm. Është i zgjuar, por i pa vullnetshëm.