papunë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

PAPUNË m.

  • 1. Njeri që endet kot pa bërë ndonjë punë; ai që s'ka për të zgjidhur ndonjë çështje në një zyrë etj. ose s'ka ndonjë punë diku. Ndalohet hyrja për të papunët.
  • 2. Punëtor ose punonjës në vendet kapitaliste e revizioniste, që nuk ka a nuk gjen dot punë për të siguruar mjetet e jetesës. Ushtria e të papunëve. Demonstratat e të papunëve. Rritja e numrit të të papunëve.


PAPUNË mb.

  • 1. Që endet kot pa bërë asnjë punë, që nuk ka me se të merret, i ngeshëm. Njeri i papunë.
  • 2. Që nuk është në marrëdhënie pune, që nuk ka ose nuk gjen dot punë për të siguruar mjetet e nevojshme për jetesë (në vendet kapitaliste e revizioniste). Njerëz (punëtorë) të papunë.
  • 3. I kotë, që nuk sjell ndonjë dobi a përfitim. Punë të papuna.