nxehtësi

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

NXEHTËSI f.

  • 1. Afsh i nxehtë që vjen nga një send; gjendja e nxehtë e një sendi, të qenët i nxehtë; kund. ftohtësi. Nxehtësia e ajrit. Nxehtësia e zjarrit (e diellit). Nxehtësia e ballit (e trupit) nga ethet. Lëshon (jep) nxehtësi. E mban nxehtësinë. Bymehet nga nxehtësia.
  • 2. Ndjenja që kemi, kur na nxehet trupi; të nxehtë. Kam nxehtësi.
  • 3. fiz. Formë e lëvizjes së materies, energjia që del nga lëvizja e grimcave të trupave dhe që shfaqet si temperaturë e tyre. Nxehtësia diellore. Nxehtësi e rrezatuar. Nxehtësia specifike. fiz. nxehtësia që nevojitet për të ngritur një gradë më lart temperaturën e një grami të një lënde. Burim nxehtësie. Përcjellës i mirë i nxehtësisë.
  • 4. bised. Gjendje shpirtërore e nderë; gjaknxehtësi. Në nxehtësi e sipër. Bisedime me nxehtësi.