ngrij

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

NGRIJ jokal.

  • 1. vet. veta III. Shndërrohet në akull; bëhet i ngurtë a i trashë nga të ftohtët (një trup i lëngët); ngurtësohet; kund. shkrin. Ngriu uji (vaji). Ka ngrirë lumi (pellgu). Ngriu gjella. Ngriu tutkalli. Ngriu betoni (çimentoja. llaçi).
  • 2. Ndiej shumë të ftohtë, mërdhij. Ngrin shumë. Ngrimë pa zjarr.
  • 3. Humbas shkathtësinë a mundësinë për të lëvizur trupin a ndonjë gjymtyrë nga të ftohtët; më ftohet shumë një pjesë e trupit sa të humbasë ndjeshmërinë ose të dëmtohet. Ngriu në dëborë. I ngriu dora (këmba, hunda). I ngrinë veshët. Më ngriu shpina nga era. Ngrin i vdekuri bëhet i shtangët trupi i të vdekurit, ftohet.
  • 4. Humbas aftësinë për të lëvizur gjymtyrët a pjesët e trupit nga një sëmundje, ngaqë mpihem etj. Më ka ngrirë kurrizi (dora, qafa).
  • 5. vet. veta III. Më mbetet diçka në dorë dhe nuk e lëviz dot nga habia, nga frika, nga zemërimi etj. I ngriu palla në dorë. I ngriu lopata (furka, luga) në dorë.
  • 6. fig. Mbetem i shtangur nga habia, nga frika etj.; marr qëndrim në këmbë pa lëvizur; shtangem. Ngriu në vend. Ngriu në këmbë. Ngriu në qëndrim «gatitu». Ngriu nga habia (nga tmerri). I ngrinë tiparet e fytyrës.
  • 7. vet. veta III. Më mbetet e nderë një shprehje në fytyrë; më mbetet pa e thënë diçka. I ngriu buzëqeshja. I ngriu fjala në buzë.
  • 8. kal. E ftoh sa të kthehet nga i lëngët në të ngurtë; e bëj të ngurtësohet, të trashet a të mpikset; ftoh shumë diçka në temperatura të ulëta për ta ruajtur nga prishja. E ngriu ujin. Ngrij mishin (frutat, perimet) në frigorifer.
  • 9. vet. veta III. E bën të ndiejë shumë të ftohtë, e ftoh sa të mpihet. Të ngrin dhëmbët uji (akullorja). Ma ngriu krahun era.
  • 10. kal. Vesh diçka në sipërfaqe me një lëndë tjetër për ta bërë më të bukur, më të çmueshme; lyej; qëndis me fije ari, argjendi. Ngrij në ar praroj, laj në ar; vesh me ar, qëndis me fije ari. Ngrij në sheqer frutat (mollët, dardhët) u vë një shtresë sheqeri përsipër, duke i zier në shurup.
  • Ngriu çark shih te ÇARK,~U. I ngriu (iu pre, iu tremb) gjaku shih te GJAK,~U I. I ngriu gjakun dikujt e tmerroi a e frikësoi shumë; e tronditi shumë. I ngriu zemra shih te ZEM/ËR,~RA. Jam ngrij shkrij jam shumë i shqetësuar duke pritur diçka të keqe, jam në ankth për diçka. I ngriu (i mbeti, i ngeci) fjala në buzë (në gojë, në grykë, në fyt) shih te FJAL/Ë, ~A.