medaljon

Nga Wiktionary

MEDALJON m.

  • 1. Portret i gdhendur ose i punuar në skulpturë dhe i rrethuar nga një kornizë e rrumbullakët a vezake. Medaljone muri.
  • 2. Medalje e madhe. Medaljoni i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.
  • 3. Stoli e vogël në trajtën e një medaljeje vezake a të rrumbullakët (zakonisht varet në qafë), në të cilën futet fotografia e ndonjë njeriu të dashur a diçka tjetër që ruhet si kujtim. Medaljon ari. E ruante në medaljon fotografinë e s'ëmës.