mbret

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

MBRET m.

  • 1. Titull i monarkut në disa vende feudale e borgjeze, që trashëgohet nga pasardhësit; ai që mban këtë titull. Kurora e mbretit. Froni i mbretit. Pallati i mbretit. U bë mbret.
  • 2. fig. Monopolist i fuqishëm që sundon në një fushë të rëndësishme të industrisë a të tregtisë. Mbret i naftës (i çelikut, i makinave). Mbretërit e pakurorëzuar të Amerikës.
  • 3. fig. Ai që shquhet për fuqi trupore ose për veti të tjera në llojin e vet; ai që qëndron mbi të tjerët (për kafshë, pemë etj.). Mbreti i kafshëve luani. Mbreti i shpendëve shqiponja. Mbreti i pemëve rrushi. Mbreti i luleve trëndafili.
  • 4. shah. Figura kryesore në lojën e shahut. Mbreti i bardhë (i zi). Lëviz mbretin.
  • 5. letr. Një nga letrat kryesore në lojën e letrave, që ka një figurë burri me kurorë në kokë; plaku, prifti. Mbreti kupë (spathi, maç, karo).
  • Përralla me mbret mospërf. gjepura, dokrra. I ndërron si mbreti gratë keq., thjeshtligj. i ndërron shpesh gjërat që ka.


MBRET kal.

  • Vras keq një gjymtyrë a një pjesë të trupit duke e goditur pas një gjëje të fortë, shemb, gandoj. Mbreti dorën (gishtin) e iu ënjt. Mbreta këmbën e vendi m'u nxi.