mbishkrim

Nga Wiktionary

MBISHKRIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MBISHKRUAJ, MBISHKRUHET. Mbishkrimi i një emri në gur.
  • 2. Fjalë të gdhendura mbi një gur, mbi një pllakë a diku tjetër për të shënuar diçka, për të përkujtuar një njeri ose një ngjarje etj.; epigraf; diçka e shkurtër e shkruar mbi letër, mbi beze etj. për një qëllim të caktuar. Mbishkrim i vjetër. Mbishkrimi në zarf. Mbishkrimi i flamurit. Mbishkrimi i lapidarit (i varrit). Mbishkrime në mur. Mban (ka) këtë mbishkrim. Lexoj mbishkrimet.