mal

Nga Wiktionary

Shko te: navigacion, kërko

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Shqip

Mal m.sh. -

  1. Vend shumë i ngritur mbi sipërfaqen e tokës që ka përreth, më i lartë se kodra, me majë a me kreshtë dhe me shpate zakonisht të pjerrëta, që zbresin në lugina. Mal i lartë (i madh). Mal i veshur (i zhveshur, i thatë). Mal shkëmbor. Mali i Tomorit (i Korabit, i Dajtit). Malet e Shqipërisë. Majë (kreshtë, shpat, faqe, brinjë, qafë, grykë) mali. Rrëza e malit. Rrugë mali. Çaj mali shih te çaj,~i 1. Lule mali. Lëpjetë mali. Shpend mali. Erë mali. Vargu i maleve. Arë (kullotë) në mal. Fshatrat rrëzë (prapa) malit. Doli në mal. bised. doli partizan. Mori malet doli në mal, u arratis. Buçasin (gjëmojnë) malet. Iu ngjitën (iu qepën) malit. Zbresin nga mali. Rrofsh (të paçim) sa malet! ur. U mbushën malet me borë. Mali me malin nuk piqet, njeriu me njeriun piqet. fj. u.
  2. bised. Krahinë malore, malësi; vendbanim malor. Mali ka klimë më të mirë. Zbriti nga mali në qytet.
  3. vjet. Krahinë e vogël në malësi, popullsia e së cilës përbënte një njësi etnografike të veçantë. Mbledhja e maleve. Kuvendi i maleve. Nëntë malet e Dibrës. Nga një burrë për mal.
  4. krahin. Pyll. Mal i dendur.
  5. fig. bised. Grumbull i madh sendesh të vëna stivë a të përqendruara në një vend. Një mal me gurë. Një mal me orendi.
  6. përd. ndajf. Shumë. Mal i fortë.[1]

[redaktoni] Lakimi

njëjës i/e pa shquar shumës i/e pa shquar njëjës i/e shquar shumës i/e shquar
emërore mal (mountain) male (mountains) mali (the mountain) malet (the mountains)
kallëzore mal male malin malet
gjinore i/e/të/së mali i/e/të/së maleve i/e/të/së malit i/e/të/së maleve
dhanore mali maleve malit maleve
rrjedhore mali maleve/malesh malit maleve

[redaktoni] Etimologjia

[redaktoni] Shqiptimi

[redaktoni] Sinonime

[redaktoni] Antonime

[redaktoni] Fjalë të prejardhura

[redaktoni] Në gjuhë tjera



Anglisht - mountain
Gjermanisht
Frëngjisht
Polonisht
Japonisht
Hollandisht
Italisht
Suedisht
Portugalisht
Spanisht
Kroatisht
Arabisht
Greqisht
Boshnjakisht
Persisht



Rusisht
Kinezisht
Finlandishte
Norvegjisht
Esperanto
Danisht
Sllovakisht
Hebraisht
Çekisht
Hungarisht
Luksemburgisht
Maqedonisht
Latinisht
Letonisht
Rumanisht



Katalanisht
Serbisht
Sllovenisht
Indonezisht
Bullgarisht
Turqisht
Ukrainisht
Lituanisht
Koreanisht
Bjellorusisht
Irlandisht
Estonisht
Venecianisht
Interlingua
Anglishte e thjesht

[redaktoni] Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0