llagëm

Nga Wiktionary

LLAGËM m. bised.

  • 1. Vijë e nëndheshme që shërben për të kaluar ujërat e zeza ose për të kulluar ujin e arave; kanal nën dhe për t'u futur në një vend të fshehtë a të mbrojtur mirë. Llagëmi i shtëpisë. Llagëmet e qytetit. Llagëmi i arave. Bënë (hapin) llagëme.
  • 2. Gropë e zgjatur dhe e ngushtë, që bëhet nën dhe ose brenda në një shkëmb dhe mbushet me lëndë plasëse për të hedhur në erë dheun a shkëmbin. Shkeli në llagëm. Mbushi llagëmin me dinamit.