li

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

LI f.

  • 1. mjek., veter. Sëmundje e rëndë ngjitëse dhe e rrezikshme, që shfaqet me ethe të forta e me disa puçrra të kuqe në fytyrë, në kokë e në trup, të cilat bëhen si flluska të mbushura me qelb dhe lënë shenja të dukshme pas shërimit; lia e vërtetë; shenja që u mbetet në lëkurë atyre që kanë kaluar këtë sëmundje ose që u mbetet në krah atyre që kanë bërë vaksinën kundër saj. Lia e zezë lia që shfaqet me flluska në ngjyrë të errët, sepse këto mbushen edhe me gjak. Lia e madhe forma më e rëndë e lisë së vërtetë. Lia e bardhë (e mirë) lia e dhenve. Lia e dhenve sëmundje ngjitëse, që u bie me fort fëmijëve dhe që shfaqet me puçrra të vogla në fytyrë e në trup, të cilat më vonë bëhen si flluska të mbushura me lëng. Lia e dushkut (e pyllit) lia e dhenve. Lia e dhive (e qenve, e lopëve). Shenja e lisë. I vrarë lie me shenjat e lisë në fytyrë e në trup. E zuri (iu ngjit) lia. U sëmur nga lia. E shkoi (e kaloi) linë. Shartoi (shënoi) linë. Bëri vaksinën kundër lisë.
  • 2. Sëmundje e disa pemëve, që shfaqet në lëkurën e kokrrave me njolla të çrregullta, të cilat më vonë mbulohen me një lloj pluhuri të zi. Lia e ullirit. Lia e portokallit.


LI m. bot.

  • Bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe të holla, të gjata e me majë, me lule të vogla e të kaltra, nga kërcelli i së cilës nxirren fije për të bërë pëlhurë, thasë, litarë etj. dhe nga farat nxirret vaj; fijet që nxirren duke rrahur kërcellin e kësaj bime. Li i gjatë (fijegjatë). Fije (fjollë, shtupë) liri. Pëlhurë liri. Vaj liri. Farë liri. Tjerr lirin.
  • Të leshit e të lirit shih te LESH,~I. Të lirit e të mullirit të mira e të këqija, të larat e të palarat, të leshit e të lirit. U bë lesh e li shih te LESH,~I. Shtohet (është) si fara e lirit (e hithrës, e sinapit) shih te FAR/Ë, ~A. Gur liri (leshi, mëndafshi, pambuku) bised. asbest, amiant. Liri i breshkës bot. Liri i egër. Liri i egër bot. Bimë barishtore e hidhur, me gjethe të holla, të gjata e të dendura, me lule të verdha, që rritet në vende të ulëta dhe nuk e hanë bagëtitë.