lartësohem
LARTËSOHEM vetv.
- 1. vet. veta III. Bëhet më i lartë, ngrihet lart; qëndron a duket në lartësi, del mbi të tjerët. Lartësohen çdo ditë ndërtesat e reja. Lartësohen oxhakët e fabrikave. Tej lartësohen malet. Lartësohen retë në qiell.
- 2. fig. Zhvillohem a përparoj në diçka, rrit nivelin e dijeve e të formimit të përgjithshëm, ngrihem; arsimohem. Janë lartësuar nga ana ideopolitike (profesionale, kulturore).
- 3. Pës. e LARTËSOJ.