kundërparullë

Nga Wiktionary

KUNDËRPARULLË f.

  • Fjalë a frazë e fshehtë, e caktuar sipas një marrëveshjeje, që thuhet si përgjigje nga dikush (nga një ushtarak, nga një anëtar i një organizate ilegale etj.) pasi tjetri përmend parullën, në mënyrë që ata të kuptojnë se janë shokë a bashkëpunëtorë për një çështje, t'i besojnë njëri-tjetrit dhe të mos diktohen nga kundërshtarët. Parulla dhe kundërparulla. I kërkoi kundërparullën.