kujtoj

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

KUJTOJ kal.

  • 1. Sjell ndër mend dikë a diçka që e kam parë, e kam dëgjuar, e kam mësuar ose kam jetuar në të kaluarën. Kujtoj nënën (shokët). Kujtoj këngën. Kujtoj rininë. Kujtoj fjalët. Nuk e kujtoj dot. Do ta kujtoj gjersa të vdes. I ngopuri s'e kujton të uriturin. fj. u.
  • 2. Zë në gojë, përmend. Sapo të kujtuam. Të kujtuam për të mirë. Kujto mikun, ther dashin! fj. u. Kujto (zër në gojë) qenin bëj gati shkopin! fj. u.
  • 3. Ia sjell dikujt ndër mend diçka, e bëj që të mos harrojë për një punë që duhet të kryejë. E kujtova unë.
  • 4. jokal. Mendoj, pandeh; më duket, kam përshtypjen. Kujtova se ishte këtu (atje). Kujtova se bënte ftohtë. Mos kujto se nuk e kemi marrë vesh!
  • Pa pritur e pa kujtua shih te PRES II.