kordhë

Nga Wiktionary

KORDHË f. hist.

  • Shpatë, që vjen pak e kthyer në majë dhe që pret vetëm nga njëra anë; këllëç. Luftonin me kordha.
  • Me kordhë (në dorë) duke përdorur forcën e kërcënimet, me dhunë. E ka qemerin kordhë është luftëtar i madh, është i zoti, trim e guximtar. I priste kordha (shpata, palla, sëpatat jatagani) djathtas e majtas (nga të dyja anët) shih te PRES I.