kapedan

Nga Wiktionary

KAPEDAN m.

  • 1. vjet. Kryetari i një çete a i një ushtrie; komandant trim.
  • 2. Njeri trim, trim i madh; njeri shumë i zoti e me shpirt luftarak. Kapedani i nënës!
  • 3. bised. Kapiteni i një anijeje. Kapedani i mirë njihet në furtunë. fj.u.
  • 4. hist. Bajraktar.
  • 5. Përd. mb. sipas kuptimit 2 të emrit. Djalë kapedan.