kalendar

Nga Wiktionary

KALENDAR m.

  • 1. Sistemi i ndarjes dhe i llogaritjes së kohës (në vite, muaj e ditë), duke marrë për bazë ndryshimet periodike të natyrës. Kalendari diellor. Kalendari i vjetër. Kalendari i ri. Sipas kalendarit.
  • 2. Libër me shumë fletë dhe me forma të ndryshme, ku shënohen me radhë ditët e vitit, muajt, të dhëna historike për ngjarjet kryesore e për festat dhe të dhëna të tjera; bllok me fletë të vogla të veçanta për çdo ditë të vitit; fletë që ka vetëm muajt e vitit dhe ditët. Kalendar muri. Kalendar tryeze. Kalendar xhepi. Fletët e kalendarit. Shfletoj kalendarin.
  • 3. Ndarja e kohës; përcaktimi i punëve a i veprimeve që bëhen me radhë gjatë një kohe; shënimi i ngjarjeve kryesore që kanë ndodhur në kohë të caktuara dhe kujtimi i tyre çdo vit. Kalendar vjetor (mujor). Kalendari bujqësor. Kalendari sportiv. Kalendari enciklopedik. Kalendari i radios. Kalendari i stinës. Kalendari i punimeve (i mbjelljeve). Kalendari i ndeshjeve. Kalendari i gjuetisë. Kalendari i datave të shquara.