kërkesë

Nga Wiktionary

KËRKESË f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve KËRKOJ, KËRKOHEM. Kërkesa e llogarisë. Me kërkesën e dikujt. Sipas kërkesës së dikujt.
  • 2. Ajo që i kërkohet dikujt për t'u plotësuar, përmbajtja e asaj që kërkohet. Kërkesë me shkrim (me gojë). Kërkesë e drejtë (e ligjshme). Kërkesa të tepruara (të fryra, të padrejta). Kërkesë ekonomike (politike, kulturore). Kërkesa me (pa) vend. Kërkesë për mallra (për ndihmë). Ka kërkesa. Bëj (paraqit) kërkesën. Përmbush (plotësoj) kërkesën. Hedh poshtë kërkesën. I përgjigjem kërkesës së dikujt ia plotësoj kërkesën.
  • 3. ek. Sasia e mallit që blerësit kërkojnë ta blejnë me një çmim të caktuar; kund. oferta. Kërkesa e oferta.
  • 4. drejt. Lutje me shkrim që i bën zyrtarisht dikush një organi shtetëror për t'i kërkuar një të drejtë etj. Kërkesë për punë. Kërkesë për falje. Bëri (parashtroi) një kërkesë. Shqyrtojnë kërkesat e popullit.
  • 5. Rregull që duhet zbatuar; kriter, parim; ajo që është ose që shfaqet si një nevojë e domosdoshme a si një detyrim; detyrë. Kërkesë biologjike (jetike, themelore, objektive). Kërkesë e kohës. Kërkesat e rregullores. U përgjigjet kërkesave të domosdoshme të zhvillimit.