gjymtë

Nga Wiktionary

GJYMTË mb.

  • 1. Që ka ndonjë gjymtyrë të cunguar ose me cen; që ka një të metë në trup, e cila e pengon të punojë a të lëvizë. Njeri i gjymtë. Mbeti i gjymtë.
  • 2. fig. Që i është hequr një pjesë, që ka të meta dhe mangësi, që nuk është i plotë; i mangët, i cunguar. Mendim i gjymtë. Përfundim i gjymtë.
  • 3. gjuh. Që nuk i ka të gjitha trajtat (për pjesët e ligjëratës); që nuk është e plotë, që i mungon një nga gjymtyrët kryesore (për fjalitë). Folje e gjymtë. Fjali e gjymtë.
  • 4. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit.