gjerë

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip[redaktoni]

Mbiemër[redaktoni]

gjerë mb.

  1. Që ka shtrirje të madhe në hapësirë në njërën nga përmasat (në gjerësi), që ka mjaft hapësirë nga njëra buzë anësore tek tjetra; që ka gjerësi më të madhe nga sa duhet, nga sa është e zakonshme ose në krahasim me një tjetër; kund. i ngushtë. Rrugë e gjerë. Dritare e gjerë. Kanal i gjerë. Shtrat i gjerë. Brez i gjerë toke. Shpatulla të gjera. Ballë i gjerë. Daltë e gjerë. Me ekran të gjerë. Bëhet më i gjerë zgjerohet.
  2. Që shtrihet në një madhësi të caktuar në njërën nga përmasat (në gjerësi), që ka gjerësinë e matur. Dy metra i gjerë. Dhjetë centimetra i gjerë.
  3. Që zë një hapësirë të madhe, që shtrihet nga të gjitha anët; i hapët. Fushë (luginë) e gjerë. Vend i gjerë.
  4. Që rri i lirë në trup, që është më i bollshëm nga sa duhet, që nuk rri i puthitur e nuk të shtrëngon; i lirshëm; kund. i ngushtë. Pantallona të gjera. Mëngë të gjera. Këpucë (çizme) të gjera. Më rrinë të gjera.
  5. Që ka mjaft hapësirë, që nxë shumë; kund. i ngushtë. Dhomë e gjerë.
  6. Që është larg nga një tjetër, që ka largësi të mjaftë a të madhe. Rreshta të gjerë.
  7. Që përfshin një numër të madh njerëzish, pjesëmarrësish ose anëtarësh; që përhapet në shumë njerëz a që përfaqëson shumë njerëz; masiv; kund. i ngushtë. Mbledhje e gjerë. Kuvend i gjerë. Miting i gjerë. Diskutim i gjerë. Pjesëmarrje e gjerë. Masat (shtresat) e gjera të popullit. Forcat e gjera letrare. Këshill i gjerë. Demokraci e gjerë.
  8. fig. Që ka përhapje a shtrirje të madhe; që përfshin shumë gjëra, që rrok shumë anë; që ka përmasa të mëdha. Revolucion i gjerë. Veprimtari e gjerë. Shtrirje e gjerë. Lëvizje e gjerë. Lidhje të gjera. Punë e gjerë politike. Pasqyrim i gjerë. Në përpjesëtime të gjera. Në shkallë të gjerë. Në mënyrë të gjerë gjerësisht. Në kuptimin e gjerë të fjalës në kuptimin më të përgjithshëm të fjalës.
  9. Që plotëson nevojat e një shumice të madhe njerëzish, që përdoret vazhdimisht nga një masë e madhe njerëzish. Mallra (artikuj) të përdorimit të gjerë. Për nevojat e gjera.
  10. Që shquhet a dallohet për vëllim të madh dijesh e njohurish në shumë fusha të jetës, i gjithanshëm; që lidhet me një fushë të madhe dijesh, njohurish a veprimtarie; kund. i ngushtë, i kufizuar. Horizont i gjerë. Njohuri (dije)të gjera. Arsim i gjerë. Profit i gjerë.
  11. fig. Që është i durueshëm e me shpirt të madh; që nuk kapet pas cikërrimave e të metave të vogla; zemërgjerë; kund. i ngushtë. Njeri i gjerë. Me shpirt (me zemër) të gjerë.
  12. mat. Që është më i madh se këndi i drejtë, por më i vogël se këndi i shtrirë, që është më i madh se nëntëdhjetë gradë, por më i vogël se njëqind e tetëdhjetë gradë. Kënd i gjerë.
  13. gjuh. Që shqiptohet duke hapur gojën sa më shumë që të jetë e mundshme dhe që është e zëshme në shkallën më të lartë (për një zanore). Zanore e gjerë.
  • Me zemër (me bark) të gjerë i durueshëm, zemërgjerë. E ka gjoksin të gjerë shih te GJOKS,~I.

Në gjuhët tjera[redaktoni]


Ndajfolje[redaktoni]

gjerë ndajf.

  1. Me gjerësi të madhe, shumë lirshëm në trup ose në një pjesë të trupit; kund. ngushtë. I rrinë gjerë rrobat (pantallonat, këpucët).
  2. Me hapësirë të mjaftueshme për të banuar, për të punuar etj.; jo ngjeshur njëri pranë tjetrit, lirë, lirshëm; kund. ngushtë. Është gjerë me shtëpi.
  3. fig. Në mënyrë të shtjelluar, duke e trajtuar nga të gjitha anët a drejtimet, pa u kufizuar, hollësisht. Foli gjerë. Ka shkruar gjerë. U ndal (e trajtoi) gjerë.
  4. fig. Në mënyrë të gjerë, pa u kapur pas çikërrimave e të metave të vogla, duke i peshuar të gjitha anët e rrethanat; kund. ngushtë. E gjykoi (e shikoi) gjerë.
  5. fig. Në një masë të madhe njerëzish, në mënyrë të gjerë; kudo, gjerësisht. Përdoret gjerë. Ka hyrë gjerë.
  • Gjerë e gjatë (gjatë e gjerë)
  • a) në të gjithë gjerësinë dhe gjatësinë;
  • b) për të gjitha gjërat a me të gjitha hollësitë, fill e për pe, hollësisht; nga të gjitha anët. Sa gjerë gjatë (sa gjatë e gjerë) shih te GJATË. Trashë e gjerë shih tek TRASHË.

Në gjuhët tjera[redaktoni]