fshatçe

Nga Wiktionary

FSHATÇE ndajf.

1. Duke marrë pjesë i tërë fshati, duke qenë të gjithë banorët e fshatit së bashku, me pëlqimin a me vendimin e tyre; përpara të gjithë banorëve të fshatit, hapur. Punonin fshatçe. E vendosën fshatçe. Ua tha fshatçe.

2. Sipas mënyrës së fshatit, siç e ka zakon fshati, fshatarçe. Ia shtruan fshatçe.