familje

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

familje f.

Familje
  1. Njësi e vogël e organizimit të jetës shoqërore, që përbëhet nga burri, gruaja, fëmijët ose edhe nga njerëz të tjerë të afërt, të cilët jetojnë e banojnë bashkë. Familje shqiptare. Familje socialiste. Familje kooperativiste. Familje fshatare (qytetare). Familje e madhe. Familje e re. Familje dëshmori. Pjesëtarët e familjes. Kryetari i familjes kryefamiljari. Jeta në familje. Krijoi familje u martua.
  2. Tërësia e njerëzve që rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët, njerëzit që kanë pasur ose vijojnë të kenë brez pas brezi lidhje gjaku a lidhje afrie ndërmjet tyre; farefis. Familje feudale. Familjet sunduese. Familje mbretërore. Familja me çifte. hist. Sterna e familjes. Emri i familjes. Janë të një familjeje.
  3. fig. Grup njerëzish që i bashkon puna e veprimtaria e përbashkët, që kanë qëllime e interesa të njëjta dhe jetojnë në miqësi njëri me tjetrin. Familja e kooperativistëve. Familje ushtarakësh.
  4. Grup kafshësh (mashkull, femra dhe të vegjlit e tyre), që jetojnë bashkë. Familje bletësh.
  5. biol. Njësi e botës bimore a shtazore, e cila përfshin disa gjini, që i kanë të përbashkëta tiparet kryesore. Familja e trëndafiloreve. Familja e qepës. Familja e qenit. Familja e maceve.
  6. libr. Grup a varg sendesh ose dukurish, që kanë disa cilësi të përbashkëta, që janë të një tipi ose pothuajse të një tipi. Familje çiftelish. Makina të një familjeje.
  7. gjuh. Grup gjuhësh të afërta, që kanë prejardhje të përbashkët. Familja e gjuhëve indoevropiane.

Në gjuhët tjera[redaktoni]