drithë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

•1. Prodhimi që japin të lashtat dhe misri. Kokërr drithi. Hambar (depo, mulli) drithi. Një thes me drithë. Pastrimi i drithit. Bluan drithin. Shitja (blerja) e drithit. Bënë shumë drithë.

•2. kryes. sh. bot. Bimë barishtore njëvjeçare (si gruri, misri etj.) që bëjnë kokrra të grumbulluara në kalli, të cilat shërbejnë si ushqim për njerëzit e për kafshët; bimët e bukës. Drithëra pranverore. Drithëra buke. Dëmtuesit e drithërave. Miza e drithërave. zool. Sharruesi i drithërave. zool. Shushunja e drithërave. zool. Tenja e drithërave. zool. Tokë për drithë. Mbjell me drithë. Korr drithërat. * Lëmë pa drithë (pa bereqet) shih te LËM/Ë,~I. E bën drithë e miell mospërf. i ngatërron të gjitha gjërat, i bën lesh e li. Shiko drithin e jo thesin! fj. u. shiko veprat e jo fjalët, shiko punën e jo gunën.


DRITHËNGRËNËS mb. zool.

•Që i ha ose i dëmton drithërat (për kandrra). Kandërr drithëngrënëse.


DRITHËRIM m. sh.

•1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve DRITHËROJ, DRITHËROHEM.

•2. Drithërimë. Drithërim i lehtë. Psherëtiu me drithërim.


DRITHËRIMË f. sh.

•1. Të dridhura të lehta të trupit nga të ftohtët etj., dridhmë. Drithërimë e lehtë. Drithërima të shpeshta.

•2. fig. Tronditje a shqetësim, që vjen nga një ndjenjë e fortë; frikë e madhe; dridhmë. Një drithërimë i rrëqethi shtatin.


DRITHËRISHTË f. sh.

•Tokë a arë e mbjellë me drithëra, vend me drithëra.


DRITHËROHEM vetv.

•1. Më zënë të dridhura të lehta, ndiej rrëqethje (nga të ftohtët, nga një ndjenjë e fortë etj.), dridhem, rrëqethem. Drithërohej nga të ftohtët.

•2. fig. Shqetësohem shumë për dikë a për diçka, më dridhet zemra, kam frikë se mos pësojë gjë a se mos mbetem pa të; ndiej dhembje të thellë për dikë, përmallohem; vuaj shumë për dikë a për diçka. Drithërohej për djalin (për fëmijët).

•3. Pës. e DRITHËROJ

•3.


DRITHËROJ jokal.

•1. Më zënë të dridhura të lehta, ndiej rrëqethje (nga të ftohtët, nga një ndjenjë e fortë etj.), dridhem, rrëqethem. Drithëronte nga ethet.

•2. fig. shih DRITHËROHEM

•2. Drithëron për djalin. Drithëronin për bukë (për kafshatën e gojës). I drithëron zemra (shpirti).

•3. kal. fig. E shqetësoj shumë dikë, e fut në merak të madh; i fut dikujt frikë të madhe, i shtie dridhmat; bëj që të ndiejë një dhembje të thellë, e përmalloj; e bëj që të vuajë, e mundoj. Krisma i drithëroi fëmijët. E drithëron malli (kujtimi) për të. E drithëronte ai mendim.


DRITHËRUES mb.

•1. Që të fut dridhmat, që të bën të dridhesh, që të rrëqeth (për të ftohtët, për një sëmundje etj.). Erë drithëruese. Natë drithëruese.

•2. fig. Që bën të të dridhet zemra, që të drithëron. Ndjeu një valë drithëruese në trap.


DRITHËSHITËS m. sh. vjet.

•Ai që shiste drithë, drithar.