bunacë
Shqip[redaktoni]
Bunacë f. -
- det. Det fare i qetë para ose pas stuhisë; gjendje qetësie e detit, pa erë e pa lëvizje të ujit; kund. burë. Det me bunacë. Fillon bunaca. Bie deti në bunacë.
- Ujë i ndenjur, ujë amull; ligatinë. Bunacë e keqe. Tokë bunacë.
- Errësirë e madhe natën ose kur koha është e vrenjtur; errësirë brenda në një pyll shumë të dendur etj. Bunaca e natës. Bunaca e pyllit. Ra bunaca.
- fig. Qetësi, kohë pa trazime; amulli. Çaste bunacë.
- përd. mb. Shumë i errët, i zi sterrë. Qiell bunacë. Natë bunacë.
- U bë bunacë
- a) iu rrit barku nga barra (për gratë);
- b) u fry, u bë kacek nga të ngrënët.[1]
Etimologjia[redaktoni]
Shqiptimi[redaktoni]
Sinonime[redaktoni]
Antonime[redaktoni]
Fjalë të prejardhura[redaktoni]
Në gjuhë tjera[redaktoni]
Referencat[redaktoni]
- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0