breshër

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

breshër m. -

  1. Reshje, që formohet nga pikat e shiut të ngrira si akull në ajër dhe që bie kokrra-kokrra, zakonisht në verë. Breshër i fortë (i madh, kokërrmadh). Kokërr breshri. Re breshri. Shi me breshër. Bie breshër. E zuri breshri. I prishi bimët breshri.
  2. fig. Shumicë, sasi e madhe, rrëke e diçkaje, breshëri. Breshër plumbash (gjylesh). Breshër gurësh. Breshër fjalësh. Breshër duartrokitjesh. Breshër pyetjesh. Breshër sharjesh (qortimesh). Breshër lotësh.
  3. përd. ndajf. Shumë, dendur e me vrull. I binin lotët breshër.
  • Re me breshër shih te re, ~ja I. Iku si reja me breshër (me furtunë) shih te re, ~ja I. Iku nga shiu e ra në breshër (ra nga shiu në breshër) shih te shi,~u. S’qëndron breshri mbi breshkë fj.u. në rrethana të tilla s'bëhet punë, nuk ecën puna kështu, është e pamundur të bëhet (një punë). Breshri e rreh e hunda me majë iron. shih te hundë,~a. Kush mbjell duhi, korr breshër e shi fj.u. shih te duhi,~a.[1]

Etimologjia[redaktoni]

Shqiptimi[redaktoni]

Sinonime[redaktoni]

Antonime[redaktoni]

Fjalë të prejardhura[redaktoni]

Në gjuhë tjera[redaktoni]




Referencat[redaktoni]

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0