bllokadë
Shqip[redaktoni]
Bllokadë f.sh. -
- usht. Rrethim i plotë i një kështjelle, i një qyteti, i një ushtrie ose i një vendi nga forcat e armatosura të kundërshtarit, me qëllim që të mos marrë ndihma e ushqime, të mos jetë në gjendje të veprojë dhe të detyrohet të dorëzohet. Bllokadë ushtarake. Bllokadë tokësore (detare). Vendosi bllokadën. E çanë bllokadën. Hoqën bllokadën.
- fig. Një varg masash e veprimesh që zbaton një shtet kundrejt një shteti kundërshtar për t'ia prerë lidhjet politike, ekonomike etj. me vendet e tjera, me qëllim që ta vetmojë, ta dëmtojë e ta detyrojë t`u nënshtrohet synimeve politike të tij. Bllokadë politike (ekonomike, diplomatike, financiare). Bllokada imperialiste. Bllokadë e dyfishtë. Në gjendje bllokadë. Bënë (vendosën, shpallën) bllokadën. Çajmë (shpartallojmë, thyejmë) çdo bllokadë.
- Bëhem bllokadë bëhem pengesë e pakapërcyeshme.[1]
Etimologjia[redaktoni]
Shqiptimi[redaktoni]
Sinonime[redaktoni]
Antonime[redaktoni]
Fjalë të prejardhura[redaktoni]
Në gjuhë tjera[redaktoni]
Referencat[redaktoni]
- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0