bletë
Nga Wiktionary
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Shqip
Bletë f.sh. -
- zool. Mizë me krahë, me trup të vogël e të murrmë, të mbuluar me push të verdhë, e cila mbledh nektarin e polenin e luleve dhe bën mjaltin e dyllin. Bletë mjaltëse. Bletë e egër. Bletë punëtore. Mizë blete. Mbretëresha e bletëve. Meshkujt e bletëve. Familje bletësh. Thumbi i bletës. Zgjua (koshere) bletësh. Hoje bletësh. Bukë blete pite dylli. Qumështi i bletëve lëng shumë i ushqyeshëm që nxjerrin bletët punëtore nga disa gjëndra të posaçme dhe që ua japin larvave të tyre. Rritja e bletëve. Zukasin bletët.
- përmb. Tërësia e këtyre mizave, që rrojnë si familje në një zgjua; zgjoi ku rrinë këto miza. Lëshon (roit, hedh) bleta. Pres (mbyt, vras, qeth) bletën. Gumëzhijnë si bleta. Vjen si bletë e plotë.
- përd. mb. fig. I shpejtë, i shkathët në punë.
- Bletë e vulosur shih te vulosur (i, e). Si bletë shkëmbi i padobishëm, që nuk jep fryte (për njerëzit). Ia bëri bletë ia mori mendtë, e trullosi; e ngatërroi keq. Mbledh me bar blete shih te bar,~i I. Bar blete bot. shih te bar,~i I. Lule blete bot. shih te lule,~ja. Zog blete zool. shih te zog,~u.[1]
[redaktoni] Etimologjia
[redaktoni] Shqiptimi
[redaktoni] Sinonime
[redaktoni] Antonime
[redaktoni] Fjalë të prejardhura
[redaktoni] Në gjuhë të tjera
|
|
|
[redaktoni] Referencat
- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0