bigë
Shqip[redaktoni]
Bigë f.sh. -
- Dru, degë a një send tjetër, që mbaron në njërën anë me një degëzim më dysh; vendi i degëzimit; secila nga anët e degëzimit. Biga e drurit. Biga e rrugës (e lumit). Degë me bigë.
- Shkop i gjatë, që ndahet më dysh në një anë dhe që përdoret për punë të ndryshme;, furkë, bigaçe. Biga e qerres. Biga e mullarit. Biga e plugut. Bigë për dushk. I vë një bigë. Mbaj me bigë.
- krahin. Mashë; darë prej druri. Kap (marr) me bigë. E trodhi me bigë. Vë në bigë.
- Tufë me lule në majë të një shkopi të vogël pak të çarë më dysh; tufë prej dy-tre sendesh të lidhura bashkë. Bigë me manushaqe. Bigë me qershi. Bigë misrash.
- Shkëmb me maje; vendi midis dy shkëmbinjve me majë; mal me dy maja. Vend me biga. Mal me biga. Hipi mbi një bigë.
- tek. Vinç i madh me dy krahë. Bigë lundruese! Biga «Adem Reka».
- përd. ndajf. Çift e drejt përpjetë. I ka mustaqet bigë. I bëri (i ngriti, i çoi) këmbët bigë. mostërf. vdiq; ngordhi. I bën (i ngre, i mban) veshët bigë i ngre veshët për të dëgjuar më mirë, përgjon me vëmendje të madhe, i bën veshët pipëz.
- Ra në bigë nisi të dyshojë; ra ne mëdyshje. E vuri (e shtiu, e futi) në bigë dikë e vuri në gjendje shumë të vështirë, e zuri keq.[1]
Etimologjia[redaktoni]
Shqiptimi[redaktoni]
Sinonime[redaktoni]
Antonime[redaktoni]
Fjalë të prejardhura[redaktoni]
Në gjuhë tjera[redaktoni]
Referencat[redaktoni]
- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0