atdhe
Nga Wiktionary
Atdhe m. -
- Vendi ku kemi lindur e jetojmë ne dhe ku kanë jetuar të parët tanë, vendi ku banon prej kohësh një popull a një komb, mëmëdhe. Atdheu ynë. Atdheu socialist. Dashuria (malli) për atdheun. Çlirimi i atdheut. Për mbrojtjen e atdheut. Atdheu në rrezik. I shërbej atdheut. Ranë për atdhe. Të shkojmë atje ku ka nevojë atdheu! Atdheu i dytë vend i huaj, ku jeton dikush për një kohë të gjatë dhe e ndien veten si në vendin e vet. Duaj atdheun, si shqipja folenë! fj. u.
- Vendi ku lind e zhvillohet diçka për herë të parë, vendi prej nga buron a vjen diçka; vend i përshtatshëm për lulëzimin e diçkaje. Atdheu i socializmit. Atdheu i poezisë (i arteve). Atdheu i një bime (i një kafshe).[1]
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Etimologjia
[redaktoni] Prononcimi
[redaktoni] Sinonime
[redaktoni] Antonime
[redaktoni] Fjalë rrjedhëse
- atdhedashës
- atdhedashuri
- atdhemohues
- atdhesi
- atdhesor
- atdheshitës
- atdhetar
- atdhetare
- atdhetari
- atdhetarisht
- atdhetarizëm
[redaktoni] Në gjuhë tjera
[redaktoni] Referencat
- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0