arushë
Nga Wiktionary
Përmbajtje |
Shqip[redaktoni]
Emër[redaktoni]
arushë f.sh. -
- (zoologji) femra e ariut
- Arushë e murrme (e bardhë). Këlyshët e arushës.
- bised. Njeri i fuqishëm e i guximshëm, njeri që nuk lodhet kurrë; mjet pune shumë i fuqishëm. Arushë mali.
- Luan arushë me dikë keq. tallet me dikë, e sjell vërdallë sipas qejfit të tij. T'i lë këmbët e arushës në dorë shpëton vetë duke ia lënë rrezikun, barrën a kokëçarjet një tjetri; ia hedh dikujt. Nuk trembet arusha (ariu) me shoshë shih te shoshë,~a.
- Arusha e Madhe astr. emër i një yllësie në gjysmërruzullin verior të qiellit, që përbëhet nga shtatë yje të renditura si qerre; Qerrja e Madhe.
- Arusha e Vogël astr. emër i një yllësie në gjysmërruzullin verior të qiellit, që përbëhet nga shtatë yje të renditura si qerre, njëri nga të cilët (ylli i bishtit) është Ylli Polar i Veriut; Qerrja e Vogël. Lule arushë bot. dorëzonjë. Rrush arushe bot. shih te rrush.[1]
Etimologjia[redaktoni]
Prononcimi[redaktoni]
Sinonime[redaktoni]
Në gjuhët tjera[redaktoni]
Dominanca e gjuhëve është marr sipas numrit të postimeve në Wikipedia, pra gjuhët me më shum postime jan marrë si gjuhë më dominante.</sm<ll>
Referencat[redaktoni]
- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0