arratisur
Nga Wiktionary
Arratisur
I m.sh. - Ai që ka ikur fshehurazi nga një vend, ku e kishin mbyllur për dënim ose kundër dëshirës; ai që ka marrë malet ose që ka kapërcyer kufirin për të shpëtuar nga ndjekjet ose nga një rrezik. I arratisur politik. E kapën të arratisurin.
II mb. -
- Që ka ikur fshehurazi nga një vend, ku e kishin mbyllur për dënim ose kundër dëshirës; që ka marrë malet ose që ka
kapërcyer kufirin për të shpëtuar nga ndjekjet ose nga një rrezik. Të burgosurit e arratisur. Ushtarët e arratisur.
- fig. Që është shpërndarë, që ka humbur diku larg, që është tretur larg. Me mendje të arratisur. Me sy të arratisur.
- vjet. Që ka marrë arratinë, që endet lart e poshtë, që bredh nga një vend në tjetrin. Kalorës i arratisur.[1]
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Etimologjia
[redaktoni] Prononcimi
[redaktoni] Sinonime
[redaktoni] Antonime
[redaktoni] Fjalë rrjedhëse
[redaktoni] Në gjuhë tjera
[redaktoni] Referencat
- ↑ Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0