çadër

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko
Çadra

Përmbajtje

[redaktoni] Shqip

Çadra f.sh. -

  1. Mjet për tu mbrojtur nga shiu ose nga dielli i nxehtë, i përbërë prej një pëlhure të nderë mbi tela të hollë, që hapen e mbyllen rreth një shkopi, zakonisht me dorezë; ombrellë. Çadër shiu. Çadër dielli. Çadër plazhi. Çadër burrash (grash, fëmijësh). Doreza e çadrës. Tela çadre, hap (mbyll) çadrën. Futem (rri) nën çadër.
  2. Tendë prej pëlhure të trashë, e nderë mbi hunj: gjatë dhe e mbyllur anash, që shërben për të banuar përkohësisht. Çadër ushtarake (turistike). Çadër gjeologësh. Çadër fushimi. Çadra e shtabit (e infermierisë). Çadrat e alpinistëve (e vullnetarëve). Fletë çadre. Kunjat e çadrës. Jetë çadre. Ngre (ngul) çadrën. Hap (mbledh, palos) çadrën. Fle (punon) në çadër.
  3. fig. Strehë mbrojtjeje; mburojë. I bëhet çadër. Mbeti pa çadër. Hyn nën çadrën e dikujt.[1]

[redaktoni] Etimologjia

[redaktoni] Shqiptimi

[redaktoni] Sinonime

ombrellë

[redaktoni] Antonime

[redaktoni] Fjalë të prejardhura

[redaktoni] Në gjuhë tjera




[redaktoni] Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
Mjetet e mia
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfletim
mjete
Në gjuhë të tjera