strehë

Nga Wiktionary

STREHË f.

  • 1. Pjesa e çatisë, që zgjatet jashtë mureve të ndërtesës, buza e dalë e çatisë. Strehë e ulët. Streha e shtëpisë. Ullukët e strehës. Pikojnë (kullojnë, rrjedhin) strehët. U fut (priti, ndenji) nën strehë.
  • 2. Ndërtesë e thjeshtë me disa shtylla dhe me çati ose me një mbulesë të lehtë sipër. Strehë për bagëtitë (për barin). Ngritën një strehë. I futi drutë në strehë.
  • 3. Banesë për të jetuar, shtëpi. Fëmijë pa strehë. Mbetën pa strehë (nga lufta, nga tërmeti).
  • 4. fig. Vend ku njeriu mund të jetojë e të gjejë mbrojtje disa kohë për të shpëtuar nga ndjekjet, nga rreziqet e ndryshme etj.; mbrojtje. Kërkon strehë. Gjeti strehë. I dha strehë. Iu bë strehë.
  • 5. Rrethi i rrafshët anës kapelës ose pjesa e një kaskete e dalë përpara mbi ballë. Streha e kapelës (e kasketës). Vuri dorën në strehën e kapelës.