zvarranik

Nga Wiktionary

ZVARRANIK m.

  • 1. zool. Kafshë kërbishtore (si hardhuca, gjarpri, breshka etj.), zakonisht me trup të zgjatur, me këmbë të shkurtra ose pa këmbë, që lëviz duke u zvarritur për tokë; rrëshqanor; në klasa ku hyjnë këto kafshë. Klasa e zvarranikëve. Vezë zvarranikësh.
  • 2. krahin. Një nga të dy drunjtë e gjatë, që vendosen nën lesë. U thye zvarraniku.
  • 3. fig. mospërf. Njeri që zvarritet në jetë, njeri i prapambetur dhe që s'ecën me një hap me të tjerët.
  • 4. fig. përb. Ai që përulet para të tjerëve, ai që bëhet urë e vig, ai që u puth këmbët të tjerëve. Më mirë asnjë mik, se të kesh mik një zvarranik. fj.u.

ZVARRANIK mb.

  • 1. Që lëviz duke u hequr zvarrë, që hiqet zvarrë; që shtrihet e zgjatet për tokë a mbi diçka tjetër; zvarritës. Kafshë zvarranike. Bimë zvarranike.
  • 2. fig. Që zhvillohet me ngadalësi e pa shumë ndryshime; që është i ngadaltë dhe i njëtrajtshëm. Hap zvarranik. Jetë zvarranike.
  • Krehër zvarranik lloj krehri që përdoret për të krehur e për ta bërë me push shajakun.