zukamë

Nga Wiktionary

ZUKAMË f.

  • 1. Zhurmë e vijueshme dhe e njëtrajtshme që bëjnë disa kandrra gjatë fluturimit, zukatje. Zukama e bletëve (e mushkonjave, e mizave). Dëgjohet një zukamë e lehtë.
  • 2. Zhurmë e pandërprerë që nxjerr një send kur lëviz; zhurmë e zgjatur dhe e paqartë a e mbytur zërash të ndryshëm zukatje. Zukamë e mërzitshme. Zukama e plumbave. Zukama e boshteve të fabrikës. Zukama e njerëzve në rrugë (në sallë).