zoti

Nga Wiktionary

ZOTI m. vet. tr. e shquar

  • 1. Pronari i diçkaje, ai që zotëron një pasuri a diçka tjetër; ai të cilit i përket diçka. I zoti i shtëpisë. I zoti i dyqanit. I zoti i orës. I zoti i librit. E ka të zotin. Ia dha të zotit.
  • 2. Ai që përgjigjet për diçka, ai që është ngarkuar për diçka. I zoti i dasmës. Puna do të zotin. fj.u.
  • S'e njeh qeni të zotin shih te QEN,~I. Shan shtamba të zotin iron. shih te SHTAMBË. I zoti e di ku i pikon çatia (shtëpia) fj.u. secili i di vetë hallet e tij; ai që merret me një punë i di më mirë të metat dhe vështirësitë e saj. I zoti e nxjerr (e qit) gomarin nga balta fj.u. shih te BALT/Ë,~A. I zoti e shet, tellalli s'e jep fj.u. thuhet kur për një punë bëhet pengesë jo ai, nga i cili varet zgjidhja e saj, por një njeri tjetër që s'i takon a që s'ka të bëjë fare ose ka të bëjë fare pak me të.