zor

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

ZOR m. bised.

  • 1. Shtrëngim që i bëhet dikujt për diçka, detyrim me dhunë a me forcë. Ia mori me zor. E mbajtën me zor. U fut me zor. E nxori jashtë me zor. Nuk është me zor kjo punë.
  • 2. Përpjekje e madhe për të kryer a për të arritur diçka, mundim; vështirësi. Ngjitet (ngrihet) me zor. Ecte me zor. E hëngri me zor. Merr frymë (flet) me zor. E kuptoi me zor. Me zor e dallonin. E ka zor të flasë. Ka hequr zor. I dha zor të madh.
  • 3. Gjendje e keqe dhe e rëndë në të cilën është dikush dhe që e shtyn të bëjë diçka, nevojë; vështirësi. Ka rënë (është) në zor. Erdhi prej zorit. E pranoi nga zori.
  • 4. Drojë a turp që na vjen nga dikush. I vjen zor nga ai. I vjen zor të flasë. E ka nga zori. Mos ki zor!
  • 5. përd. ndajf. Vështirë. Zor se kthehet (se vjen). Zor se e bën. Zor se e gjen. Zor ta dijë. Është zor ta ndalosh. E ka zor të hyjë.