zihem

Nga Wiktionary

ZIHEM vetv.

  • 1. Grindem a rrihem me dikë; bëj fjalë me dikë; kapem. U zunë keqas. U zunë për hiçmosgjë. Mos u zini kot! U zunë për pesë para spec (për mustaqet e Çelos).
  • 2. Kapem pas dikujt a pas diçkaje për t'u mbajtur ose për t'u mbështetur; kapem për dore a për krahu me dikë tjetër. U zu pas degës. U zunë për dore. U zunë në valle hynë në valle të zënë dorë për dore.
  • 3. fig. Lidhem me dikë, bëhem i afërt me të; lidhem për gjithnjë me dikë. U zunë shokë (shoqe). U zunë byrazerë. U zunë për martesë.
  • 4. vet. veta III. Fillon, nis. U zu lufta.
  • 5. vet. veta III. Mbarset, merr; formohet, ngjizet. U zu me barrë. U zu pjella.
  • 6. vet. veta III. Mpikset, vjen (me farë, me maja etj.). U zu kosi. Zihet brumi.
  • 7. bised. Përmirësohem nga gjendja ekonomike, filloj ta marr pak veten. U zu ca.
  • 8. Njihet, llogaritet, numërohet, merret parasysh. Kjo lojë nuk zihet.
  • 9. vet. veta III. Mbushet me diçka e mbyllet, nuk është i lirë; vështirësohet kalimi i zakonshëm i diçkaje, ngec. Iu zunë hundët. Iu zu fryma. Iu zu zëri. Iu zu buka në fyt.
  • 10. vet. veta III. Mbulohet tërësisht a pjesërisht. U zu dielli (hëna).
  • 11. Pës. e ZË.
  • U zu (u kap) për fyti (për gryke) me dikë shih te FYT,~I. Iu zu (iu tha) gjuha nuk flet dot asnjë fjalë (nga një shqetësim a tronditje, nga turpi etj.), iu kyç goja. Nuk zihet në hesap shih te HESAP,~I. Sikur është zënë në mulli tall. shih te MULLI,~RI. Nuk zihet (nuk mbulohet) dielli me plisa fj.u. shih te DIELL,~I. Nuk zihet (nuk mbulohet, nuk fshihet) dielli me shoshë fj.u. shih te DIELL,~I. Iu zu shpirti ngjak shih te NGJAK,~U.