zhvillim

Nga Wiktionary

ZHVILLIM m.

  • 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve ZHVILLOJ, ZHVILLOHEM. Zhvillim i shpejtë (i madh, me hope). Zhvillimi i fidanëve. Zhvillimi i sëmundjes. Zhvillimi i lojës (i festivalit). Zhvillimi i bashkëbisedimeve. Zhvillimi i orës së mësimit. Zhvillimi i një teme të re. Ndërprerja e zhvillimit. Është në zhvillim e sipër. Merr zhvillim diçka zhvillohet.
  • 2. filoz. Procesi dialektik i kalimit të plotë nga një gjendje cilësore në një gjendje tjetër cilësore, nga më e thjeshta te më e ndërlikuara, nga më e ulëta te më e larta, nga më e vjetra te më e reja, që kryhet nëpërmjet luftës së të kundërtave dhe që ka si karakteristikë kryesore zhdukjen e së vjetrës dhe fitoren e së resë. Lëvizja dhe zhvillimi. Lufta e të kundërtave dhe zhvillimi. Ligjet e zhvillimit dialektik.
  • 3. Shkalla e vetëdijes shoqërore dhe e aftësive mendore, e arsimit, e kulturës, e përsosjes morale etj. që ka arritur dikush; shkalla e përparimit që ka arritur njëra a tjetra nga fushat e ndryshme të veprimtarisë shoqërore dhe shoqëria në tërësi. Zhvillim i lartë. Zhvillimi politik (ideologjik, kulturor, shpirtëror). Zhvillimi fiziologjik (psikik, mendor). Zhvillimi që ka arritur shoqëria jonë socialiste (industria, bujqësia, shkenca, arti, letërsia, kultura, ekonomia popullore). Zhvillimi që ka arritur klasa punëtore (fshatarësia kooperativiste, gruaja shqiptare).