zhgërryhem

Nga Wiktionary

ZHGËRRYHEM vetv.

  • 1. Shtrihem për tokë e rrotullohem sa andej-këtej, duke u bërë me baltë, me dhe a me pluhur; shtrihem a mbështetem diku dhe kruaj kurrizin; vet. veta III shkarëzehet (për kafshët). U zhgërrye për tokë (nëpër baltë, në dëborë, nëpër bar). Gomari u zhgërrye në pluhur. Pula u zhgërrye përdhe. Derrat (buallicat) u zhgërryen në pellg. Demi zhgërryhej pas gardhit (pas murit). U zhgërrye në dysheme nga inati.
  • 2. Fëlliqem, ndotem. Iu zhgërryen rrobat, Ku je zhgërryer ashtu?
  • 3. fig. Zhytem në një gjendje të rëndë dhe përpëlitem pa gjetur rrugëdalje. Zhgërryhej në mjerim (në varfëri).
  • 4. Pës. e ZHGËRRYEJ.